Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino u shpreh se ka një rritje graduale të numrit të rasteve, të shtrimeve në spitale dhe personave që humbin jetën për shkak të koronavirusit.

Për këtë arsye shtoi Bino duhet të vendoset një forcim i masave sa i përket distancimit social.

“Ka vetëm një lloj maturie që ne të kufizojmë sa të mundemi. Nuk jemi në një situatë të favorshme për momentin. Kemi një rritje graduale të numrit të rasteve, kemi rritje të numrit të vdekjeve, kemi rritje të shtrimeve në spitale. Të gjitha këto kërkojnë një forcim më të madh të distancimit fizik dhe social”, tha Bino.

Sa i përket numrit të testimeve Bino tha se ditën e sotme ka pasur një numër të vogël të testeve, ndërsa këtë e lidh me faktin se dje ka qenë ditë e djelë dhe se mund të ketë pasur një numër të vogël njoftimesh nga qytetarët. Por shefja e Epidemiologjisë gjithashtu tha se ka një numër të lartë mostrash që kanë ardhur pranë laboratorit.

“Është një numër i vogël. Kemi parasysh që ka qenë ditë e diel dhe ndoshta është marrë një numër ndoshta më i vogël testesh apo dhe lajmërime nga qytetarët. Por dua të them që ka një numër të lartë mostrash që kanë ardhur pranë laboratorit. Ne zakonisht masim testimet javore. Numri i vogël i testimeve nuk ka pasur lidhje me sigurimin e tamponëve apo elementë të tjerë”, tha Bino për Abc News.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re