Skip to content

Maska e ministres belge të Shëndetësisë bën xhiro në rrjetet sociale (FOTO)

Ministrja Shëndetësisë në Belgjik, Maggie De Block, në seancën plenare mbante një maskë e cila ka tërhequr vëmendjen edhe në rrjetet sociale, dhe prej publikimit ka bërë xhiron e rrjetit.

Nga fotot që qarkullojnë shihet se si ministrja në maskë që mban ka stampuar fytyrën e saj dhe shkruan se të ardhurat e kësaj maske do t’i jap për bamirësi.

Ndërkohë mbajtja e maskave në Belgjikë është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura, përfshirë markete, kinematë dhe muzetë. Ndërkohë një ditë më parë në Belgjikë, që nga marsi nuk është raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi./faxweb