Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, i është drejtuar me një mesazh të drejtëpërdrejtë ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në një postim në medias sociale, teksa ka publikuar një foto të ministres në ambientet e laboratorit në QSUT që do analizoj monstrat për COVID-19, Dasho shkruan se në kohën e pandemisë maska mbahet për solidaritet, duke kundërshtuar vendimin e qeverisë.

Mjeku shton se ministrja duhet të ngre një komitet profesionit ekspertësh dhe jo amatorësh, që sipas tij rrethojnë atë prej 6 muajsh dhe kabë bërë dëme të jashtëzakonshme në vend.

“Zonja Ministre! Në kohën e COVID, maska mbahet për solidaritet. Maska ime ju mbron ju dhe maska juaj më mbron mua! Në se ju mbani një maskë me valvul, unë ngelem i pambrojtur! Ju lutem, ngrini një komitet profesionist ekspertësh dhe jo amatorët që ju rrethojnë prej 6 muajsh dhe kanë bërë dëme të jashtëzakonshme në shëndetin, jetën sociale dhe ekonominë e shqiptarëve! Ata do të dinë se si t’ju këshillojnë!”, shkruan Dasho.

Ky reagim i ekspertit Dasho vjen në një kohë kur qeveria ka marrë vendimin që maska duhet mbajtur me detyrim në të gjitha ambientet e mbyllura. Vendimi për mbajtjen e maskës ka hyrë në fuqi javën e kaluar dhe shkelësit do të ndëshkohen me gjobë 20 mijë Lekë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re