Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i bën thirrje qytetarëve të vendosin maskën në çdo ambient, dy ditë para se të vendoset me ligj mbajtja me detyrim e saj kudo.

‘Vendoseni maskën në mënyrë të tillë që të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën, parandaloni përhapjen e COVID-19’, shkruan ministrja në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Manastirliut, nëse maska vendoset sic duhet, “ajo krijon barrierë që pengon spërklat e pështymës të futen në hundë e gojë. Këto spërkla janë përgjegjëse për përhapjen e infeksionit”.

Sakaq, Instituti i Shëndetit Publik thotë që rreziku i ulët nga virusi të mos bëhet i madd, edhe nëse jeni më pak se 60-vjeç, e nuk keni sëmundje të tjera, mund të sëmureni me Covid-19.

Ndaj bëhet apel të pastrohen dhe dezinfektohen duart vazhdimisht, objektet dhe vendet ku rrimë, të shmangen grumbullimet dhe kontaktet me personat e sëmurë, e të mos preken me duar goja, hunda apo sytë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re