Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka reaguar në facebook në lidhje me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për mbajtjen e detyrueshme të maskave. Shehu bie dakort në parim me këtë vendim por ngre disa pikëpyetje të cilave sipas tij qeveria duhet t’i japi zgjidhje. Duke bërë një analogji me rasin Italian, ish-ministri kërkon që ashtu si në shtetin fqinj, shteti jonë t’i sigurojë çdo qytetari në zonat aktive të virusit një maskë kirurgjikale falas. Gjithashtu mjeku kërkon që në qytetet jashtë hartës së kuqe të Covidit maskat të mbahen në një çmim fiks dhe të ulët.

Sonte Komiteti teknik me dy muaj vonese rekomandon vetem mbajtjen e maskave! Italia kete vendim e ka marre dhe zbatuar prej fillimit te muajit maj, me hapjen.

“Me mire vone se kurre” i thone, vetem duhet theksuar dicka, sigurimi i maskave ditore per cdo qytetar eshte detyre e shtetit.

Ne zonat me te prekura ne Itali cdo qytetari i ipet nga nje maske kirurgjikale ne dite gratis, se bashku me te drejten e berjes se testeve imunologjike. Ne zonat e tjera maska i shitet se paku nga nje ne dite me cmim te kontrolluar prej 0,5 E copa.

Pervec kesaj dua te kujtoj Komitetin se maska eshte vetem nje element, shume i rendesishem i kerkuar nga ne ne vazhdimesi, por jo i mjaftueshem nqs nuk shoqerohet me masa te tjera multidimensionale urgjente ne kete situate tejet te rende, qe vete antaret e atij Komiteti e kane artikuluar tashme, ku na ka futur keq menaxhimi qeverises:

Sanimi i sistemit shendetesor dhe marja e masave mbrojtese strukturale per ate, pajisja e personelit e pacienteve me mjetet e nevojeshme, testimet horizontale ne te gjithe strukturat e tij, qe kjo katastrofe aty te mos perseritet perseri.

Shtimi eksponecial i numrit te te dy llojeve te testimeve ne te gjithe vendin, gje qe e ben te domosdoshme aktivizimin e nje numri te konsiderueshem laboratoresh ne territor, qofte kjo dhe si kerkese shkencore e profesionale, qe jam i bindur se koleget e dine, por ka ardhur koha ta artikulojne ate. Etj, etj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re