Kjo maskë është e pasur me përbërës të fortë, që do e hidratojnë dhe pastrojnë fytyrën tuaj nga njollat e diellit.

Përbërësi kryesor në këtë maskë është banania, e cila është e pasur me vitamina B6 dhe B12, që e bën një mbrojtës të shkëlqyeshëm njollave, rrudhave dhe lëkurës së lëshuar. Por në këtë maskë ka dhee lëng portokalli, që lëkurën e furnizon me vitamina C, që prodhon qeliza të reja në lëkurë dhe pakëson njollat. Kosi ngushton poret dhe e bën lëkurën që të duket më e re.

Përbërësit e nevojshëm:
1 banane
1 lugë kos i trashë
1 lugë lëng portokalli

Bananen e qëroni dhe e shtypni, shtoni kosin dhe lëngun e portokallit në të. Fytyra të jetë e pastër para aplikimit. Bëni masazh fytyrës dhe më pas aplikoni maskën. E lini për 10-15 minuta. E shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë. Përfundoni procesin duke aplikuar krem hidratues, sipas dëshirës.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re