Në Japoni ekziston një traditë shumë e lashtë në përdorimin e orizit, jo vetëm në fushën e kuzhinës, por edhe për përdorim kozmetik, terapeutik dhe medicinal.

Orizi përmban vitamina B, të cilat stimulojnë riparimin e qelizave dhe zvogëlojnë plakjen e parakohshme të lëkurës. Për më tepër, uji i orizit ka veti hidratuese dhe antioksiduese, të cilat përmirësojnë aftësinë e lëkurës për të absorbuar rrezet UV.

Për ta mbajtur lëkurën të freskët dhe plot vitalitet, mund të përgatisni një maskë natyrale, të përdorur nga gratë japoneze për qindra vjet për të përmirësuar pamjen e fytyrës.

Përbërësit: 3 lugë oriz të bardhë, 1 lugë gjelle qumësht dhe 1 lugë gjelle mjaltë.

Gatuani orizin plotësisht. Kullojeni, vendosni mënjanë ujin e gatimit dhe përzieni orizin me qumështin dhe mjaltin, duke e trazuar në mënyrë që përbërësit të integrohen mirë.

Pasi ta keni larë fytyrën, aplikoni kremin duke e përhapur mirë në të gjithë sipërfaqen e tij dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.Në fund, shpëlajeni fytyrën me ujin e gatimit të orizit, të cilin e keni lënë mënjanë më parë.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re