Dimri vjen një herë në vit, por lë dëme ndonjëherë edhe të pariparueshme – sidomos nëse është fjala për flokët, lëkurën apo thonjtë.

Moti i ftohtë i bën flokët të humbasin lagështinë natyrale. Në mungesë të saj, flokët bëhen të ndjeshëm dhe shkojnë deri në rënie.

Por fatmirësisht, ka shumë produkte dhe trajtime natyrale që të vijnë në ndihmë për të rigjeneruar flokët e dëmtuar nga dimri. Ka shumë maska që mund të japin efektet e pritura. Një pjesë të mirë të tyre, madje, i gjen në kuzhinë.

Maska me të bardhën e vezës

Vezët, siç dihet, janë të pasura me proteina dhe kjo është arsye e mjaftueshme që i bën ato përbërësin perfekt për t’u rikthyer flokëve shkëlqimin. Kjo maskë është edhe hidratuese shumë e mirë në të njëjtën kohë, sepse përzierja e qumështit të kokosit me vajin e ullirit ekstra të virgjër do t’i ndihmojë flokët të jenë të shëndetshëm, do të rigjenerojë majat e dëmtuara, por edhe do të pastrojë skalpin.

Gjithçka që të duhet:

– 1 vezë

– 1 filxhan me qumësht kokosi

– 1 limon i shtrydhur

– 2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër

Përgatitja:

thyeje një vezë në një tas dhe ndaj të verdhën nga e bardha.

Përziej një filxhan me qumësht kokosi dhe 2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra io vigjër, dhe përzieje mirë masën.

Shto lëngun e shtrydhur të një limoni dhe përzieji mirë.

Masazhoje të gjithë skalpin me masën e përftuar dhe mbaje për 15-20 minuta.

Shpëlaje.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re