Nga nesër hyn në fuqi vendimi që maskat duhen mbajtur edhe në ambiente të hapura. Epedimiologu Ilir Alimehmehmeti doli kundër kryeministrit Rama për sa i përket prodhimit të maskave.

Rama ka thënë se maska mund të bëhet vetë me çdo lloj cope, deklaratë që u kundërshtua nga Alimehmeti.

“Çdo copë ka karakteristika e saj fizike dhe kimike. Ato fizike neve na interesojnë shumë. Duhet pasur një siguri që maska ka efketivitet. Duhet cilësuar mirë se cila copë duhet përdorur për prodhimin e një maske”- tha Alimehmeti.

Në lidhje me përdorimin e maskës, ai u shpreh se është një person që i respekton rregullat, por shtoi se sipas një studimi nga një organizatë amerikane, ka rezultuar se rastet e të infektuarve ishte po njësoj si kur njerëzit mbanin maska, por edhe kur nuk mbanin.

“Unë jam një person që i zbatoj rregullat qofshin ato edhe jo normale, por kemi parasysh një diçka që i vetmi studim zyrtar, prej tyre tregon që në komunitet maska nuk bën dot dallim ndaj atyre që e merrnin virusin dhe nuk e merrnin virusin.

I gjithë ky debat për maskat harron që ne kemi siguri që janë distancat dhe grumbullimi, këto mund të evitohet. Por mbajtja e maskës të bën të mbrojtur dhe kam frikë se do të ketë grumbullime. Evidencat e deri tanishme nuk janë kokluduese dhe është një hipotezë nule, që maska të mbron në komunitet. Në spitale është patjetër, në ambientet e mbyllura po ashtu”, tha Alimehmeti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re