Mjekja Gentiana Qirjako, e ftuar ditën e sotme në Fax News foli në lidhje me vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskave me detyrim edhe në ambiente të hapura.

Qirjako tha se vendimi është marrë në kohën e duhur, pasi lidhet me dy komponentë, siç janë rritja rasteve të reja si dhe dhe stina e vjeshtës, pasi është koha kur fillojnë infeksionet.

“Mendoj se jemi në kohën e duhur dhe kjo lidhet me dy komponentë që i pari është se kemi një rritje të lehtë të personave të prekur më Covid-19 si dhe komponenti i dytë është stina, jemi në kohën kur fillojnë infeksionet e tjera virale të ngjashme me Covid-19.”- tha Qirjako.

Po ashtu ajo theksoi se veç mjekëve, është shumë e rëndësishme që edhe mediat të përcjellin informacionin se maska është e nevojshme, pasi ndikon në uljen e shkallës së përhapjes së infeksionit Covid-19.

“Rol shumë të rëndësishëm kemi ne si profesionistë, por edhe ju si media se maska është me të vërtetë shumë e nevojshme. Dhe është një nga masat më efektive dhe ndoshta dhe më e lehtë për tu aplikuar edhe nga njerëzit. Unë e kam me bindje personale dhe them se maska duhet mbajtur sepse mendoj se ndikon në uljen e shkallës së përhapjes  së infeksionit, sigurisht nëse këtë gjë e bëjnë të gjithë njerëzit. Sukesesi varet kur përdoret nga shumica e popullatës.”- tha më tej Qirjako.

Mjekja shtoi se vendosja e maskës hyn në pjesën e parandalimit, duke shtuar se ajo ka efekt nëse ruhet distanca personale si dhe respektohen rregullat e higjienës.

Po ashtu Qirjako tha se mjafton që të krijohet barriera mbrojtëse, qoftë edhe më një maskë pëlhure, në mënyrë që të ndërpritet transmetueshmëri e sparklave nga goja dhe nga hunda.

“Vendosja e maskës hyn në pjesën e parandalimit, masa të tjera janë rritja e testimit si dhe gjurmimi i sa më shumë rasteve. Megjithatë mos të harrojmë se vendosja e maskës nuk ka efekt, nëse nuk shoqërohet me distancim dhe me rregullat e higjienës personale.

Për njerëzit e zakonshëm, jo për ato që punojnë në sistemin shëndetësor, rekomandohen edhe barrierat mbrojtëse dhe gjithë ideja është që të ndërpresë spërklat kur flet. Mesazhi është dhe një barrierë prej pëlhure që mund të lahet është tërësisht e përdorshme dhe e rekomandueshme për një individ që nuk ka shenja.”- tha Qirjako.

(M.Q/Faxweb.al)

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re