Duke filluar nga dita e sotme, është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave në ambiente të brendshme dhe të jashtme.

Kjo çështje u trajtua në “Abc-ja e mëngjesit”, ku i ftuar ishte epidemiologu Fabian Cenko, i cili u shpreh se vënia e maskës është masë që ndihmon, por nuk duhet parë vetëm si e vetmja zgjidhje për t’u mbrojtur nga virusi.

“Maska krijon kushtet më të mira për të kufizuar shpërndarjen e spërklave.

Nga njëra anë, mund të jetë një lloj ndjesie komforti që ti krijon duke vënë një maske dhe e cila të bën të ekspozohesh më shumë disa veprimeve të tjera.

Arsyeja e dytë që mund të rishikohet është që një maskë e papastruar mirë që e prej gjithë kohën, mund të bëjë të mundur që ti të kesh disa shanse më shumë për t’u infektuar nga goja sesa nga rrugët e frymëmarrjes”, tha Cenko.

Më tej, ai shtoi se kjo nënkupton se rritja e numrit të të infektuarve mund të ketë çuar në marrjen e kësaj mase nga qeveria.

“Është një masë që po merret në të gjithë botën, të tjerët e bazojnë me rritjen e rasteve që kanë. Ndërkohë që ne e marrim si një perceptim të nënkuptuar edhe pse rastet e deklaruara janë të njëjta,”-u shpreh mjeku.

“Vënia e maskës është një veprim i cili potencalisht ndihmon, por nuk duhet parë vetëm si një “ilaç” i vetëm. Pastaj ka të bëjë dhe elementi psikologjik. I shikon të gjithë me maskë dhe jo të gjithë jemi njëlloj në një aspekt të caktuar. Kemi mënyrat tona të perceptimit dhe reagimit. Krijon dhe diskomfort në momentin që flet,”- shtoi më tej Cenko.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re