Numri i të vdekurve nga aksidenti në Teksas ka shkuar në tetë, ndërsa dëshmitarët kanë përshkruar momentin e tmerrshëm kur një shofer përplasi dhjetëra persona të dielën pranë një qendre emigrantësh në Brownsville.
“Ne nuk kemi parë kurrë diçka të tillë”, ka thënë Victor Maldonado, drejtor i Qendrës Ozanam, për CNN.
Pamjet tregojnë një Range Rover duke ecur me shpejtësi shumë të lartë dhe duke goditur një bordurë rreth 30 metra nga vendi ku ishin ulur emigrantët përpara se shoferi të humbte kontrollin.
Shoferi mori kujdes mjekësor dhe u arrestua me dyshimin për drejtim të pakujdesshëm, sipas zëdhënësit të policisë në Broënsville, Martin Sandoval, ndërsa ende nuk dihet nëse kjo ka qenë e qëllimshme.
Dëshmitarët kanë përshkruar gjithashtu se kanë parë shoferin të injoronte dritën e kuqe.
FBI po ndihmon policinë lokale me hetimin dhe Patrulla Kufitare po punon për të konfirmuar identitetin e viktimave.