Shkodranët e quajnë të gabuar rritjen e pagave të deputetëve dhe ministrave me gati dyfish. Disa prej tyre madje thonë se më parë duhet të ishin riparë pagat e mësuesve, mjekëve dhe pensionistëve.

“ Maskaradë kjo është një tallje, një përbuzje që ju bëhet mjekëve, mësuesve, ky është një popull i skallavëruar. Skllevërit qajnë kur vdes skllavopronari ka thënë një filozof”, tha një qytetar.

“E mira është që pagat t’ja japin popullit se minimumi të jetë 300 mijë, për pensionistët, pushtetarët mendojnë për vete dhe populli ka për të mbetur i zhgënjyer. Populli rri gjithnjë fukara dhe i nënshtruar. Popullin e mashtrojnë, marrin çfarë i leverdis dhe në fund i fusin shqelmin”, shton një tjetër shkodran.

“Jam pensioniste mësuese, s’ka menduar kush për ne. Ne e kemi shumë të nevojshme rritje, me këto çmime të shtrenjta që janë nuk del po mos kesh fëmijët jashtë shtetit je e mbaruar”, u shpreh qytetarja.

Edhe qytetarët me bindje të majta kundërshtojnë miratimin e rritjes së pagave të deputetëve. Një prej tyre thotë se e sheh deputetin e zonës njëherë në 4 vjet. Sipas tyre nevojitet të ndihmohen personat në nevojë, që nuk kanë asnjë të ardhur.

“Unë nuk e njoh deputetin e lagjes sime se nuk vjen asnjëherë, në Shkodër me vila me hotel në Tiranë. Ka penisonet me 5 mijë a 6 mijë lekë, kemi ilaçe, drita, ujë. S’të del për bukë. Nuk kanë të hanë bukë njerëzit shkojnë nëpër kazane me mbledh kanoçe. Unë kam votuar 32 vjet Partinë Socialiste më nuk do tja jap votën”, thotë një prej tyre.

“Pasha zotin unë as ndihmë sociale s’kam jam fukara mbledh kanoçe. Të ndihmojnë fukaranë dhe pensionistët. Fukarenjtë si ndihmojnë. Kanoçe mbledh pa bukë rri. Tani do iki të marr bukë tek kisha”, shton një banor.

Rritja e pagave të deputetëve me 98% dhe ministrave me 82% u miratua në seancën parlamentare të së enjtes. Me shumicë votash, plot 97.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re