Në rrjetet sociale është shfaqur një video skandaloze që dyshohet se është bërë nga një anesteziolog në Repartin e Gjinekologjisë në spitalin e Tetovës.

Një burrë ka filmuar një paciente që po i nënshtrohej një procedure dhe video është transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, shkruan TV21.

Televizioni i përmendur e ka konfirmuar vërtetësinë e regjistrimit, dhe personi që e ka bërë atë është i angazhuar në departamentin e abortit. Siç dëgjohet në incizim, ai gjatë gjithë kohës është duke qeshur.

Rasti nuk është denoncuar menjëherë në polici, por është bërë kur drejtori i institucionit ka marrë vesh regjistrimin.

TV21 ka tentuar të kontaktojë me personin që ka regjistruar videon, por ende nuk ka përgjigje.

Zbulimi i këtij skandali në spitalin e Tetovës vjen vetëm pak ditë pas tragjedisë së madhe në spitalin e Manastirit, ku një i porsalindur ndërroi jetë menjëherë pas lindjes për shkak të gjoja paaftësisë dhe joprofesionalizmit të mjekëve, shkruajnë mediat maqedonase.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re