Skip to content

Maskat e skaduara, ish ministri i LSI ndryshon mendje nga presioni: Hetim dhe dënim ekzemplar, pyesni OBSH për përdorimin e tyre

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, kërkon nisjen e hetimit për çështjen e afatit të skaduar të maskave, që u denoncua një ditë më parë nga opozita.

Sipas Panaritit, duhet dhe dënim ekzemplar për përgjegjësit, duke shtuar se për këto punë ka protokolle teknike dhe  jo politike.

“Ceshtja e afatit te skaduar te maskave te fshehur me pulle fiskale meriton hetim dhe denim ekzemplar!

Perfytyroni sikur nje prodhues, tregetues apo shites te fshinte skadencen e produktit te tij duke ngjitur pulle fiskale…
Rezultati burg me denim te perforcuar nga kodi penal i ashper per shkelesin.

Per ceshtjen e perdorimit te maskave me tej pyesni Organizaten Boterore te Shendetesise dhe Qendren per Kontrollin e Semundjeve ne USA, se si po veprojnë ne te tilla raste..

Per keto pune ka protokolle teknike dhe jo politike”, shkruan Panariti.