Skip to content

Maskat grabisin çiftin në Korçë

Një tjetër grabitje me armë ndodhi dje ne mbrëmje ne periferi te qytetit te Korçës. Persona të maskuar dhe të armatosur dhunuan një çift dhe më pas i grabitën automjetin dhe telefonat celulare. Duke përfituar nga errësira, autorët janë larguar në drejtim të paditur.

 

Pronari i makinës ka deklaruar ne polici se ishin 3 persona të maskuar,  te cilët i kërkuan të dilte nga makina. 24-vjeçari si fillim nuk ka pranuar pasi ishte i shoqëruar me një vajze, por me pas është detyruar nen kërcënimin e armeve. Muajt e fundit ne Korçe janë shënuar shume raste te vjedhjeve dhe grabitjeve me arme e maska, por deri me sot nuk ka asnjë te arrestuar.