Vetëm një ditë pas vendosjes së maskës me detyrim, qytetarët ankohen se çmimet e këtyre barrierave mbrojtëse janë të larta krahasuar me të ardhurat e  tyre.

 

Disa prej farmacive në kryeqytet thonë se çmimet e maskave më të thjeshta janë 20 deri në 30 lekë, ndërsa nuk pritet që të ketë rritje nga pikat e shumicës.

 

Mbajtja e maskave për një kohë të gjatë u ka sjellë problem të moshuarve, që thonë se ndiejnë vështirësi në frymëmarrje

 

Bluzat e bardha rekomandojnë që maska të ndërrohet shpesh, pasi akumulon sasi bakteresh, por në pamundësi për të blerë maskën kirurgjikale, shumë qytetarët kanë zgjedhur te mbajnë ato artizanale shumë përdorimshe.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re