Presidenti Ilir Meta ka kritikuar me ashpërsi sot, vendosjen e gjobave në faturën e energjisë elektrike, për qyetarët që nuk vendosin maskën.

Meta doli në një konferencë shtypi në të cilën tha se “parandalimi i pasojave të pandemisë kërkon humanizëm, jo rregulla arbitrare, jo ndëshkime të paligjshme të paqarta që i lihen në dorë tre ministrave. Qeveria duhet të nxjerrë rregulla që sensibilizojnë qytetarët dhe jo t’i trembin ata për të fshehur paaftësinë në përballimin e kësaj situate”, tha Meta.

VIDEO: Konferanca e Presidentit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re