Pas replikave dhe akuzave në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, PD kallëzoi në SPAK ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Kallëzimi ka lidhje me pretendimin dhe denoncimin e PD se maskat që përdor stafi mjekësor për t’u mbrojtur nga koronavirusi janë të skaduara që në 2011.

 

“Nga ana e SPAK kërkojmë: Regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj personave të kallëzuar, të identifikuar ose jo si edhe kryerejen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme për sqarimin më të saktë e më të plotë të rrethanave të parashtruara më sipër.”

 

PD akuzon Manastirliun për veprat penale: “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Transportimi i mbetjeve”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”.

 

Të martën demokratët denoncuan se maskat kanë skaduar dhe se mjekët po rrezikojnë jetën duke i përdorur. Por kreu i qeverisë, Edi Rama ju përgjigj PD duke vënë vetë një nga këto maska.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re