Një dyqan celularësh është vjedhur në Urë-Vajgurore, ndërsa ende nuk dihet se kush janë autorët e dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qendër të Urës-Vajgurore. Hajdutët kanë hyrë brenda në dyqan duke thyer derën e jashtme dhe pasi janë futur kanë vjedhur celularët që ndodheshin në dyqan dhe një sasi lekësh.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se, autorët e kanë kryer vjedhjen në një kohë rekord dhe më pas janë larguar nga vendngjarja me një automjet.

Sipas të njëjtave burime ,autorët kanë qenë të maskuar. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe ekspertë kriminalistikë, të cilët po bëjnë edhe këqyrjen e vendngjarjes dhe pyetjen e dëshmitarëve, ndërkohë që janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve përreth për të rënë në gjurmët e autorëve.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, policia nuk jep asnjë informacion zyrtar. Të kontaktuar nga media, zëdhënësja e DPV Berat ka pohuar se “është ngjarje pa autor dhe nuk mund ta japë informacion”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re