Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme dy të rinj në Vlorë, të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në qytet.

Bëhet fjalë për Admirim Çumani, 26 vjeç dhe Besmir Sadikaj, 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.

Ata përdornin një lavazh për të fshehur dozat e kokainës, të cilat më pas i shisnin në qytet. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi:

Vlorë/Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që e posedonin dhe e shpërndanin lëndën narkotike kokainë.

Sekuestrohen lënda narkotike kokainë e ndarë në doza, gati për shitje, 2 peshore elektronike dhe 2 aparat celular.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Admirim Çumani, 26 vjeç dhe Besmir Sadikaj, 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një ambient (lavazh) në Vlorë, në përdorim nga këta dy shtetas, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lendë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje, 2 peshore elektronike dhe 2 aparat celular.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re