Oficerët e sigurisë po luajnë këto ditë një rol të jashtëzakonshëm edhe në menaxhimin e situatës pas tërmetit, njofton Ministria e Arsimit.

 

Nxënës të shkollave të dëmtuara po zhvillojnë mësimin normal nëpër shkolla pritëse të cilat kanë kapacitet për t’i përballuar, apo edhe në strukturat e posaçme të krijuara pranë hoteleve ku qytetarët janë akomoduar.

 

Në këtë kuadër, Ministria e Arsimit njofton se oficerët e sigurisë janë duke kontribuar në mënyrë intensive në momentet e përditshmërisë së nxënësve, në identifikimin e tyre në hotele, ndarjen e bazës materiale dhe shoqërimin e nxënësve për në mjediset e mësimit në hotele apo edhe shoqërimit të tyre për në shkollat pritëse etj.

 

Prioritet i punës së tyre të përditshme ngelet lehtësimi dhe mbarëvajtja e procesit mësimor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re