Skip to content

Mat, 500 banorë të fshatit Urakë pa ujë të pijshëm

Më shumë se 500 banorë të fshatit Urakë në Mat, ujin e pijshëm e sigurojnë si në mesjetë.

 

Prej vitesh ata detyrohen të përdorin burimet natyrore pasi në fshat mungon rrjeti i furnizimit me uje të pijshëm.

 

Pak muaj para zgjedhjeve lokale banoret apelojnë qe plotësohen kërkesat e tyre minimale, ndërtimi i rrugës dhe furnizimi me uje.

 

Banorët e Urakes thonë gjithashtu se prej më shumë se 2 dekadash kanali që sillte ujin për vaditje është jashtë funksionit, ndërkohë qe pushtetit vendosur nuk është kujtuar të ndërhyjë.