Dhjetëra banorë të fshatit Gurë i Bardhë në bashkinë e Klosit protestojnë kundër ndërtimit të hidrocentraleve.

 

Banorët kundërshtojnë me forcë ndërtimin e hidrocentralit në atë qe njihet si Gurra e Lenës. Ata paralajmërojnë se nuk do të lejojnë që burimet ujore të shfrytëzohen për energji elektrike.

 

Protestuesit shprehen të shqetësuar për mungesën e transparencës, sipas tyre në lidhje me investimet që pretendohet se do të kryhen.

 

Banorët janë te vendosur dhe thonë se nëse nuk do të ketë reflektim nga autoritetet, do të përshkallëzojnë protestat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re