Gjykata e Matit është një prej gjykatave që mbyllet me implementimin e hartës së re gjyqësore.

 

Ashtu si në të gjithë vendin edhe avokatët në Mat kanë bojkotuar seancat gjyqësore që ishin planifikuar për tu zhvilluar këtë të Martë deri të premten. Avokatet Suzana Pasha Hoti dhe Marjeta Doçi, kanë kërkuar reflektim të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe i bënë thirrje Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja që të paraqesë shqetësimin e qytetarëve matjan për rritjen e kostove në rast të zhvendosjes së gjykatës në Dibër. Sipas tyre, kjo reformë në gjyqësor shkel të drejtat themelore të njeriut.

 

Shkrirja e gjykatës së Matit do të sillte kosto të larta ekonomike për matjanët, gati në pamundësi të marrjes së shërbimeve në drejtësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re