Ilustruese

Në malin e Balgjajt në Mat, është regjistruar një zjarr i përmasave të mëdha që për pasojë ka djegur 15 Ha pishë. Situata e përkeqësuar vijon të mbetet e njëjtë nga mbrëmja e së hënës. Vënia nën kontroll e zjarrit duket e pamundur, pasi ai favorizohet nga era e fortë dhe temperaturat e larta.

Në ndihmë të zjarrfikësve të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor të Bashkisë Klos kanë shkuar edhe zjarrfikësit e Bashkisë Mat punëtor të subjekteve minerare që punojnë në atë zonë, të cilët me pompa shpine po punojnë për shuarjen e flakëve që po përhapen me shpejtësi ekstreme.

Ndërkohë shkaku i zjarrit nuk dihet ende. Zjarrfikësit e Bashkisë së Matit kanë ndërhyrë në anën veriore të Malit të Balgjajt ku dhe ndodhet masivi më i madh me pishë të zezë, ndërsa kërkojnë ndihmë nga ajri.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re