Skip to content

Mat, masivi pyjor përfshihet nga flakët, forcat zjarrëfikëse ndërhyjnë në kohë

mat

Një zjarr masiv ka përfshirë masivin pyjor me dushk në fshatin Pujkë në njësinë administrative Rukaj në Bashkinë e Matit.

 

Zjarri mesohet se është aktivizuar rreth orës 13 e 30 minuta. Deri tani zjarri mendohet të ketë përfshirë një sipërfaqe prej 3 hektarë. Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

 

Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë zjarrfikësja e Bashkisë Mat e cila ka mundësuar shuarrjen e zjarrit. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë dalë edhe banorët e zonës.

 

Për shkak se vatra e zjarrit ndodhej pergjat rruges Burrel – Urake, mjeti zjarrfikes ka qene efektiv.

 

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndersa kane nisur hetimet.

90e264d7 f047 44c0 a3d0 6496b4922fb0 93b08538 9845 4c74 bfd2 cc8d60ac5c60 7c50b27c a6f3 4923 bc99 af9912418160