Një 19 vjeçare ka marrë lëndime të shumta në trup për shkak të dhunës së të shoqit e vjehrrit. Një ngjarje e shëmtuar, e cila ndodh në Burrel, siç njoftuan autoritetet.

Policia ka vënë në pranga bashkëshortin 29 vjeçar si dhe të atin, 57 vjeçar.

“Ushtruan dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, vihen në pranga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.

 Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Z., 29 vjeç, dhe B. Z., 57  vjeç, banues në Burrel, pasi në banesën e tyre në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 19-vjeçares,  duke i shkaktuar dëmtime në trup”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shqipëria vijon të përballet thuajse përditë me të tilla raste, veçanërisht kur fjala është për dhunën ndaj grave. Autoritetet kompetente marrin çdo vit afro 4000 denoncime për dhunë. Ende pa mbaruar ky vit, humbën jetën 12 gra si pasojë e krimit në familje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re