Skip to content

Mat, solidarizim i jashtëzakonshëm në kontribut për të prekurit nga tërmeti

8f8e6e24 583b 4d26 9e27 df4e8e94e954

Që prej ditës së djeshme qindra qytetar nga Mati janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti i së Martës duke kontribuar në pikën e ngritur në qendër të Burrelit për mbledhjen e ndihmave.

 

Qytetarët e Matit kanë dhuruar veshmbathje, ushqimore, dyshek, batanije, krevatë, vlera monetare e çfarë kanë patur mundësi për të ndihmuar familjet në Thumanë e Durrës.

 

Fushatës i janë bashkuar dhjetra të rinj të cilët po merren edhe me paketimin e ndihmave që pritet të nisen nga momenti në moment drejt Thumanës.