Për të gjithë ata që e duan aventurën ne mal, fshati i Macukullit ne Mat do të ishte një zgjedhje shumë e mirë.
 
Për të promovuar turizmin në këtë zonë, bashkia në bashkëpunim me Agjencinë e Zhvillimit Rajonal, zhvilluan një aktivitet promovues, duke e cilësuar Macukullin si një atraksion ti rëndësishëm turistik.
 
Përfaqësuesi i Agjencisë së Zhvillimit Rajonal, Denis Lushi tha se ky aktivitet do ti shërbeje edhe banorëve të zonës për të promovuar produktet e tyre.
 
Pjese e aktivitetit ishte edhe një panair, ku shumë familje prezantuar prodhimet.
 
Festa u shoqërua me shfaqje artistike, nga Qendra Kulturore Mat.
 
Macukulli konsiderohet si një nga zonat më tërheqëse, me kullat karakteristike që tërheqin më së shumti vëmendjen e turistëve vendas e të huaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re