Skip to content

Matarella firmos dekretin: Giusepe Conte emërohet kryeministër i Italisë

175536846 7d72d215 b8e5 4719 9474 0361436d9290

Me gjithë polemikat, presidenti italian Sergio Matarella ka mandatuar Giusepe Conten si kryeministër të vendit.

Pas 80 ditëve bllokadë, Matarella ka dhënë mandatin për të propozuarin nga Lëvizja 5 Yjet.

Pas një takimi prej 30-minutësh, kreu i shtetit italian ka firmosur dekretin dhe tani nis puna për krijimin e qeverisë dhe miratimin e saj në Parlament.

Deri tani ka pasur mjaft polemika në lidhje me curriculumin e Giusepe Conte-s, por në fund Matarella ka vendosur që të mos lejojë bllokadën e vendit.