Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar në lidhje me shifrën e publikuar sa i përket numrit të delegatëve pjesëmarrës në Kuvendin e ditës së sotme.

Me anë të postimi në rrjetet sociale, Topalli iu drejtua me ironi Bashës duke e quajtur “matematicienti im” pasi sipas saj në sallë nuk ishin më shumë se 1700 vetë, pavarësisht se Jemin Gjana deklaroi se merrnin pjesë 5 mijë e 4 delegatë.

“Matematicieni im!

Interesant.

Lb i dalin 5004 “delegatë” edhe pse në sallë nuk ka më shumë se 1700 vetë.

Gjithmonë i dalin më shumë vota se delegatë.

Njëlloj i dolën edhe në 2018.

Nesër do ju tregojmë letrat tha LB.”- shkruan Topalli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re