Nga Dritan Ceveli

Biçikleta gjithmonë ka qenë një dhuratë e bukur për këdo në fëmijëri. Çdo fëmije nuk i është dukur i mjaftueshëm pragu i portës për të xhiruar rrotat e biçikletës dhe ka preferuar rrugën për të kënaqur më shumë veten. Ndodh dhe që del nëpër lagje dhe ecën në të, duke t’u dukur sikur çdo kush të komplimenton për aftësitë e tua në timon. Pasi t’i ishe rraskapitur, djersitur dhe kënaqur ktheheshe në shtëpi dhe tregon se sa shpejt pedaloje dhe se sa shumë u kënaqe duke shëtitur me biçikletë.

Sigurisht që këtë kishte dëshirë të bënte dhe Mateo Vllasiu. Fëmija 8-vjeçar që dalja me biçikletë nga shtëpia i’u kthye në përshëndetjen e fundit me nënën e tij. Të cilën harroi t’a përqafonte, t’a shtrëngonte dhe “ti kërkonte të falur” që nuk do kthehej më, pavarësisht se ai nuk do kishte faj. Mateo doli me biçikletën e tij duke shëtitur dhe pandehur se çdokush që shikon një fëmijë duke dëfryer, kënaqet.

Rrugës Mateo has me Klodian Çalamanin, një 38-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin e një adoleshenteje në vitin 2012. Klodiani nuk vlerësonte dëshirën e fëmijës për të pedaluar dhe dëfryer, por kthehet në vulosësin e jetës së Mateos, duke i marrë jetën dhe duke e mbuluar me baltë në oborrin e shtëpisë së tij.

Mateo e dorëzoi shpirtin tek krijuesi i tij, por çfarë i detyrohemi ne atij?

Fëmija është një dhuratë e paçmueshme që i dhurohet një çifti. Prindërit e Mateos dje e humbën atë dhuratë, në të cilën investuan shumë vite dhe thurën shumë ëndrra. Dhuruan shumë dashuri dhe morën shumë gëzim.

Fatkeqësia e vërtetë ndodh kur ne vuajmë pa nxjerrë mësime. Një engjëll u shua për të treguar një rezyme të shëmtuar të pasigurisë në vendin tonë. Ku i sëmuri mendor, rrëmbyesi, përdhunuesi, trafikanti dhe vrasësi enden të lirë rrugëve duke u shfaqur si të gjithë të tjerët, kur nuk janë. Çalamani ishte një 38-vjeçar për të cilin njerëzit që e njihnin e tregojnë pijanec, të dhunshëm dhe me histori të mëparshme në rrëmbimin e fëmijëve.

Duke e njohur vendin tonë e dimë se shumë versione do të dalin për gjendjen psikike të Klodianit por, para se të bëhet ndonjë “shkencë” nga avokatët, të ngrihen ato kartonë në atë Parlament dhe të gjendet një mënyrë që ky lloj specie t’a ndjejë litarin në gurmazdhe të ndjekë nga pas Mateon e vogël. Mateo nuk na kthehet më, as Klodiani nuk do të ndryshojë. As lloji i Klodianit nuk do të stepen apo frikësohen, kur të shikojnë se kjo specie do ia hedhë dhe këtë herë me disa vite burgim. Burg i cili paguhet nga taksapaguesit, madje dhe nga vetë prindërit e Mateos.

Ky është vendi jonë dhe ne jemi ata që e përbëjmë. Këtë situatë do e kalojmë me një trishtim duke menduar për të mjerët prindër të Mateos, çfarë tragjedie u trokiti në derë. Po koha ka treguar se këto raste në Shqipëri ndahen në më të  mëdha, ose më të vogla por nuk ndalen.

Si mund t’i kërkojmë një të riu që synon emigrimin që të mos largohet, kur nuk i ofrohet siguria për evladin e tij?

Si mund ti kërkojmë një të riu mos të largohet kur të sëmurët mendorë shëtisin të lirshëm dhe doktorët e tyre, ose nuk ekzistojnë ose janë sa për numër.

Fajtorë për Mateon ishin disa, duke filluar nga fqinjët që pranonin të jetonin me të njëjtën liri në lagje me këtë specie, duke vazhduar me strukturat shtetërore që nuk para u interesojnë rastet e tipave si Klodiani derisa ata ta bëjnë krimin dhe duke përfunduar me vet Klodianin që nuk duhet t’i pranohet asnjë justifikim apo pendim. Një fëmijë i lagjes në një intervistë i lutej shtetit t’a vriste Klodianin, pasi ndihej i trembur, pasi një fqinj moshatar i tij u vra nga ai. 

Dëgjojini fëmijët, flasin se janë të sinqertë. Dëgjojini për dëshirat e tyre, për nevojat e tyre. Dëgjojini për frikët e tyre. Dëgjojini sepse pa t’a mundi i përditshëm i joni është i kotë. Dje duart e një “kasap engjëlli” goditën Mateon dhe nesër ose pas një viti duart e një “kasapi” tjetër mund të godasin fëmijën tonë. Por n.q.s.“kasapi” i ardhshëm, nuk merr mësim nga reagimi jonë dhe nga dënimin që do marrë Klodiani, nga çfarë do të stepet?!

Sa për burgun mos bëjmë moral, në e dimë si funksionon. Ka vetëm një zgjidhje dhe ai është varja në publik. Europa le të presë, ne duhet të marrim hak për Mateon. Prindërit e Mateos nuk duhet t’i paguajnë ushqimin në burg Klodianit, as fjetjen dhe as shërbimin. Prindërit e Mateos duhet të kërkojnë drejtësi!

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re