Matja e audiencës te televizioneve përcakton dhe pozicionin që operatorët mbajnë në treg. Hapësira televizive konsiderohet si tregu, ku operatorët janë në garë të përhershme. Audienca përcakton edhe orientimin e reklamave, burimin e të ardhurave për transmetuesit televizivë. Për të vendosur rregull në kaosin e matjes së audiencës fiktive në vend, Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi një takim me përfaqësues të televizioneve shqiptare dhe agjencive publicitare. Për kreun e AMA, duhet gjetur një rregullator i cili t’i japë fund situatës së krijuar.
 
Për aktorët mediatikë, matja e audiencës përcakton edhe pozicionin e tyre në treg. Prej saj varen qëndrueshmëria e tyre në treg, qasja ekonomike dhe ndikimi në opinionin publik.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re