Skip to content

Matjanit i gjenden 15 mijë paund të fshehura në çantën e shpinës

106558284 2797536880532665 5878787024108168496 o

Kontrollet e imtësishme të zhvilluara nga shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë të mundur bllokimin e një sasie të konsiderueshme parash të cilat po futeshin në vendin tonë pa u deklaruar.

Efektivet në Rinas ndaluan shtetasin me iniciale F. K., 29 vjeç, banues në Mat.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e shpinës iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15000 paund.

I riu nga Mati u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.