Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella i telefonoi sot Presidentit të Republikës Ilir Meta për t’i shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave që humbën jetën, si pasojë e tërmetit që goditi sot Shqipërinë, si dhe solidaritetin e Tij dhe të popullit mik italian për popullin shqiptar.

 

Presidenti Mattarella e informoi Presidentin Meta për mbërritjen e ndihmës së shpejtë të personelit të specializuar dhe mjeteve humanitare nga Italia, për të përballuar pasojat e tërmetit.

 

Gjithashtu, Presidenti Mattarella shprehu gatishmërinë e autoriteteve italiane për të kontribuar për kapërcimin e këtij momenti dramatik për Shqipërinë.

 

Presidenti Meta e falenderoi homologun italian për vëmendjen e veçantë, solidaritetin dhe reagimin e  menjëhershëm në këto momente, si dhe shprehu mirënjohjen për ndihmat dhe mbështetjen që asnjëherë nuk kanë munguar  nga Italia mike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re