Sezoni veror ka ardhur dhe ata që zgjedhin të shkojnë në Itali duhet t’u qëndrojnë larg shitësve të rrugëve sepse Ministria e Brendshme e Italisë nën drejtimin e Salvinit, ka paralajmëruar se do të ndëshkojë ata që blejnë prej tyre deri me 7,000 euro.

Te shitësit përfshihen dhe ata që ofrojnë shërbime të ndryshme, por me tipare ambulatore, si masazh apo tatuazhe. Gjobat për këta shkojnë nga 2,500 deri në 15,500, por tashmë në skemën ndëshkuese janë futur dhe turistët, poqese së rendin drejt tyre për të marrë të tilla shërbime, apo blerë mallra prej tyre. Dhe shifra pra shkon deri në 7,000 euro.

Vitin e kaluar, mallra me vlerë 265 milionë euro u konfiskuan nga emigrantët e paligjshëm dhe tregtarët e tjerë ambulantë.

E gjitha kjo që ndodh matanë detit, të kujton masat represive të policisë bashkiake të Tiranës kundër shitësve ambulatorë në rrugë. Por paska më rëndë se Erion Velaj; qenka Matteo Salvini.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re