Skip to content

Mattis: Kanalet e komunikimit me Turqinë janë të hapura

7c8b7690 140c 4637 861d c74d4b8ee603

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis tha se “NATO dhe SHBA, po përpiqen për të eliminuar shqetësimet legjitime të sigurisë që i ka Turqia”.

Në një konferencë për media pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, raporton anadolu agency. Mattis tha se bëhet fjalë për një kaos në kufirin e Turqisë me Sirinë dhe se NATO dhe SHBA, po përpiqen për të eliminuar shqetësimet legjitime të sigurisë që i ka Turqia”.

Duke vënë në dukje se janë të hapura kanalet e komunikimit me Turqinë, Mattis tha: “Mendoj se kemi gjetur një bazë të përbashkët, por kemi disa pika për të cilat nuk kemi mendime të njëjta”.

Mattis tha se ministri turk i Mbrojtjes Nurettin Canikli ka vazhduar të japë informacione ndaj 29 vendeve dhe se ata do të vazhdojnë të punojnë për bashkimin.