Gjatë interpelancës për Maturën Shtetërore në parlament, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri një analizë të Maturës Shtetërore 2021.

 

Gjatë fjalës së së saj. Kushi nënvizoi masat e marra për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore 2022. Kushi tha se këtë vit hartimi i pyetjeve do të bëhet në kushte të larta sigurie.

 

“Kemi vendosur kritere të forta që vetëm mësuesit që kanë një përvojë të gjatë mund të jenë pjesë e këtyre proceseve.Duke qenë se u konstatua se hartimi i testit të ishte më problematik, ne kemi vendosur që edhe hartimi të bëhet në kushte të larta sigurie. Këtë vit do të bëhet me metodën e Coeps, me mësuesit më të mirë.Procesi i vlerësimit të testeve do të mbikëqyret edhe nga grupe pune të ngritur nga ministria e arsimit. Do të marrim masat që edhe vlerësimi i testeve të bëhet jo vetëm me cilësi të lartë por brenda një kohe të shkurtër. Ne kemi vendosur dy data, brenda datës 5 korrik maturantët që duan të studiojnë jashtë do të kenë diplomat.Në lidhje me qendrat e provimeve, edhe këtu kemi marrë masat, në mënyrë që të plotësojnë kriteret që janë të përcaktuara qartë”, tha Kushi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko