Maturantët kanë përfunduar provimin e dytë të detyruar, atë në lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Procesi ishte i qetë por edhe këtë herë teza u bë publike.

 

Testimi i njohurive të marra zgjati dy orë e 30 minuta, ndërsa nxënësit u shprehën se vështirësia e pyetjeve nuk ishte e lartë, por brenda programit të zhvilluar gjatë tre viteve.

 

“Teza nuk ishte e vështirë, prisnim të binte ndonjë autor shqiptar por ra i huaj, ra xha Gorioi. ”

 

“Nuk kishte ndonjë gjë të vështirë që nxënësit nuk e kanë mësuar sepse të gjitha i kemi bërë me mësuesit.”

 

Sa i takon mbarëvajtjes së zhvillimit të provimit, nxënësit thanë se nuk kishte asnjë mundësi për të shkelur rregulloren.

 

“Provimi shkoi shumë mirë, administratorët ishin shumë striktë, kamerat ishin, dolëm mirë, bëmë çfarë dinim vetë, për të kopjuar nuk kishim shanse, nuk na lanë.”

 

15 minuta pasi filloi provimi teza u bë publike, por sipas mësuesve vëzhgues, kjo nuk ndikoi tek nxënësit.

 

ELISABETA DRITA

MBIKEQYRESE E MATURES SHTETERORE

“Normalisht ata nuk kanë celularë dhe kjo duhet parë.. nëpër rrethe mendojmë ne se testi mund të dalë se gjithmonë historikisht nëpër rrethe ka dalë se për nxënësit e Tiranës, administrimi është shumë korrekt.”

 

Provimi i radhës për maturantët është ai i matematikës, më datë 13 qershor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re