33 mijë maturantë në të gjithë vendin i janë nënshtruar këtë të premte provimit të tretë të maturës shtetërore, ne lëndën matematikës.

 

Provimi, i cili zgjati 2 orë e 30 minuta, sipas maturantëve ishte i nivelit mesatar, ndërsa përmbajtja e testit ishte e gjitha e bazuar në kurrikulën e paracaktuar nga Ministria e Arsimit.

 

Ndonëse teza u publikua në rrjetet sociale 35 minuta pasi nxënësit filluan provimin, ata shprehen së administrimi ka qenë sipas rregullave.

 

Ky ishte provimi i tretë pas atij të anglishtes dhe gjuhë-letërsisë. Ata do t’i nënshtrohen edhe provimit të fundit atij të lëndës me zgjedhje në datë 24 qershor.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re