Ish-deputeti i Partisë Demokatike, Oerd Bylykbashi, që është pjesë e Këshillit Politik, ka dhënë një deklaratë për mediat.

Pas takimit me maxhorancën, Bylykbashi tha se propozimet e PD janë themelore dhe nuk do lejojnë që zgjedhjet të zhvillohen pa gjykata të pavarura, ku qytetarët nuk kanë mundësi të ankimojnë.

“Propozimi i sotëm ishte shumë i rëndësishëm që ankimimi të bëhej në një gjykatë të pavarur dhe të paanshme.

Ky ka qenë një shqetësim i OSBE-së, ku thuhej se gjyqtarët ishin nën presionin e Vettingut.

Ky është një rekomandim prioritar, dhe pa një gjykatë të pavarur procesi zgjedhor nuk mund të jetë i saktë.

Pati një reagim të fortë nga maxhoranca për të vijuar me mekanizmat për kapjen e gjyqësorit”, u shpreh Bylykbashi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re