Deputeti Ervin Salianji ka folur për mediat pas bllokimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke akuzuar ashpër Partisë Socialiste.

Salianji u shpreh se mazhoranca ka dy vite që bllokon kete komision te posaçem, e sipas tij, ata e thanë qartë se si do e bëjë Reformën Zgjedhore, dhe “që do përpiqen të blejnë vota për të bërë zgjedhje kushtetuese”.

“Kjo është tallja që bëhet me qytetarët”, tha Salianji, ndërsa shtoi më tej se ky është regjimi që kemi.

Salianji: Edhe sot bllokua mbledhja, kane dy vite qe nuk bëjnë asnjë, e than hapur sesi do ta bëjnë reformën. Thanë qartë që do përpiqen të blejne votapër të bërë zgjedhje kushtetuese. Kjo është tallja që bëhet me qytetarët dhe përfaqësuesve që kenë dale edhe me votat e partisë demokratike, dhe ky është regjimi që kemi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re