Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka replikuar me Gazment Bardhin, teksa tha se nuk e mbështesin kërkesën e opozitës për mocion me debat për çështjen e drogës në Xibrakë.

Sipas Çuçit për këtë çështje që është kërkuar një mocion me debat, ajo është e ezauruar nga gjyqësori apo edhe në komisione hetimore parlamentare.

“S’kemi si te vendosim sot një datë për mocionin, kur mendojmë se ky mocion s’duhet zhvilluar fare pasi janë çështje të stër-ezauruara.

Nga mënyra si është parashtruar kërkesa s’ka vend fare për mocion. Kërkesa e opozitës lidhet me çështje qe janë gjykuar nga drejtësia, madje edhe me vendime të formës se prerë, qe janë ezauruar edhe ne debatet parlamentare dhe komisionet hetimore parlamentare. Nuk mund te ulemi sot te flasim per datën e një mocioni”, deklaroi Çuçi.

REPLIKA GAZMENT BARDHI 

Gjatë diskutimeve pa media mesohet se Gazment Bardhi ka thënë se raportet ndërkombëtare flasin për nje problem te shtuar te trafikut te droges, ndaj duhet që të zhvillohet mocioni me debat në Parlament për çështjen Xibraka.

Bardhi: Ju mund te jeni dakord që të mos ekzistojë opozita por se keni në dorë ju. Kërkesa për mocion me debat, është e drejtë e opozitës. Ju folët për çeshtje të ezauruar, por ju kujtoj se laboratori o Xibrakës nuk është çështje e ezauruar. Ka një dosje të veçuar e cila është sirtar dhe nuk nuk është trajtuar.

Raporet ndërkombëtare flasin për nje problem te shtuar te trafikut te droges. Prandaj do duhet te kete mocion per kete çeshtje. Por ju skeni interes kur flitet per grabitje prone, s’keni interes kur folet per ekonomine, s’keni interes kur folet per krimin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re