Ish kryeministru Sali Berisha e quajti të shëmtuar refuzimin nga maxhoranca të emrit të Simon Mirakës në postin e komisionerit të Komisionit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit.

 

Shumica në Kuvend mori vendim të mos e votojë kandidaturën e Mirakës për shkak se atë e ka mbështetur me firmë kreu i PD-së, Berisha.

 

“Ju diskriminoni dhunshëm komunitetet fetare, pronarët, të përndjekurit politikë. Tokat e komuniteteve fetare plaçkiten nga lukunia në pushtet. Diskriminim klasor u bëni të përndjekurve. Me një akt të shëmtuar sot refuzuar Simon Mirakën, njëri nga ikonat e vuajtjes së perskutimit. Në një kombinim individë që i lidh krimi, i fshin emrin për të shkuar komisioner në Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Diskriminimi juaj ndaj qytetarëve është i pakufijshëm. A e dini ju sot se 95% e proceseve gjyqësore fitohen vetëm nga narko qeveria”, u shpreh Berisha në Kuvend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re