Pas Kuvendi vendosi që të shtyjë ligjin për mediat audiovizive, pasi Komisioni i Venecias vendosi që të shqyrtojë paketën Antishpifje, vjen një reagim nga presidenti Ilir Meta.

Në një prononcim për mediat kreu i shtetit e ka cilësuar një lajm te mire. “Ky është një moment pozitiv mendoj. Lajm shumë i mirë nuk është humbje për askënd.”, -u shpreh Meta.

Teksa u pyet në lidhje me deklaratat për ndarjen e kufijve të Kosovës, Meta tha: Unë fola për faktin që paqja nuk njeh kufij dhe duhet të forcojmë ata jo brenda vendin por dhe në rajon përmes dialogut.

Duke iu referuar disa mesazheve kyçe të atit të Shenjtë, mesazh i rëndësishëm është dialogu, pa përjashtime dhe pa manipulime. Një dialog i tillë mund të japë shpresë për vendin për t’i mbajtur shqiponjat në folenë e tyre. Shqiponjat nuk i harrojnë foletë e tyre dhe ato duhet të kthehen.”.

Po ashtu Meta u pyet dhe në lidhje me bashkitë që kanë ngelur pa kryetarë bashkie, ndërsa ai shtoi se presidenti vepron në respekt të Kushtetutës.

“Presidenti vepron në respekt të Kushtetutës dhe të ligjit, janë të parashikuara instrumentet se si ai vihet në lëvizje.”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re