Maxhoranca ka votuar sot shkarkimin dhe emërimin e Ministrave të rinj të qeverisë Rama.
Olta Xhaçka është shkarkuar nga posti i ministres së Jashtme, me 95 vota pro të PS dhe të PD-së, ndërkohë që ka rënë në sy vota kundër e deputetit Erjon Braçe.
Ndërkohë që Igli Hasani, i cili e zëvendëson në detyrë, ka marrë vetëm 74 vota pro dhe 33 vota kundër
Ministrja Ogerta Manstirliu eshte shkarkuar me 110 vota pro si ministre e Shendetesise, nderkohe qe Albana Koçiu qe mori postin e saj, mori perkrahjen e 73 socialisteve, dhe voten kunder te 32 opozitareve.
Evis Kushi u shkarkua si ministre e Arsimir me 99 vota pro, nderkohe qeverin e saj e mori Ogerta Manastriliu, e cila siguroi 72 vota pro dhe 35 kunder.
Shkarkimi i Olta Xhackës si ministre e Jashtme
1 votë kundër (Erion Braçe)
95 vota pro
Emërimi i Igli Hasanit, Ministër i Punëve të Jashtme
74 pro
33 kundër
Ogerta Manastirliu shkarkohet nga ministria e Shëndetësisë
Pro: 110 pro
Kundër: 0
Albana Koçiu, ministre e Shendetësisë
73 pro
1 abstenim
32 kundër
***
Shkarkimi i Evis Kushit nga Ministre e Arsimit
Pro: 99
Kunder: 3
Abstenim: 1
Ogerta Manastirliu, ministre e Arsimit dhe Sportit
72 pro
35 kundër
1 abstenim
****
Shkarkimi Frida Krifcës nga Ministria e Bujqësisë:
Pro: 107 pro
Kunder: 0
Anila Denaj, Emërohet ministre e Bujqesisë
73 pro
27 kunder
Shkarkimi i Edona Bilalit, Ministre e Sipërmarrjes
Pro: 102 pro
kundër: 4
Shkarkimi i Mivla Ekonomit
Pro: 98 vota
Kundër: 2 vota
Abstenim: 2 vota
Emerimi i Arbian Mazniku, minister per Pushtetin Vendor
73 pro
35 kundër
*****
VIJON…
Emrat e ministrave që ikin dhe të atyre që erdhën:
Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali
Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu
Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi
Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca
Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku
Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.