Takim i akullt ai mes Theresa May dhe presidentit rus Vladimir Putin në Osaka.

Shtrëngimi i duarve mes të dyve, ndoshta ishte më i shëmtuari takim në histori.

Marrdheniet mes dy liderëve kanë qënë të pezmatuara që prej helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës se tij Yulia  në territorin britanik.

Duke folur përpara takimit, May tha se “ajo që ndodhi në qytetin e Wiltshire ishte “një akt i neveritshëm dhe i papërgjegjshëm” dhe se përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.

Fakti që çifti ra dakord të takohej në samitin e G20, shihet si një shkrirje e raporteve të ngrira, por mënyra se si Theresa May takoi Presidentin rus, dukej më shumë si një “funeral”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re