Kryeministrja britanike Theresa tha se ndihej e trishtuar nga vendimi i saj për të kërkuar shtyrjen e Brexit nga BE dhe njëkohësisht u bëri thirrje deputetëve që dy herë e hodhën poshtë planin e saj për ta mbështetur këtë herë.

“Kjo shtyrje është diçka që personalisht më vjen keq,” tha ajo në fjalimin e saj në Doëning Street, raportoi Reuters.

May tha se shpresonte sinqerisht që deputetët do të gjejnë mënyra për të mbështetur një marrëveshje për të lënë Bashkimin që ajo negocioi me BE, duke reflektuar vullnetin e qytetarëve në referendum dhe, siç tha, ishte marrëveshja më e mirë e mundshme.

Ajo shtoi se do të vazhdojë të punojë çdo ditë për të siguruar mbështetje për marrëveshjen.

“Megjithatë, unë nuk jam gati të kërkoj shtyrjen e Brexit pas 30 qershorit,” shtoi May.

May kërkoi të mërkurën nga Bashkimi Evropian që të shtyjë Brexit deri më 30 qershor.

Në një letër dërguar presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk, ajo tha se synon të bëjë përpjekjen e tretë për të siguruar që marrëveshja e Brex-it të miratohet në parlamentin britanik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re