Gazment Bardhi, pas mbledhjes me deputetët e opozitës, në një prononcim për mediat, është shprehur se mund të dialogojnë me mazhorancën nëse ka vullnet politik për t’i rikthyer Kushtetutës dhe rregullores.

Bardhi tha gjithashtu se mazhoranca është e paqartë në qëdrimet e saj, ndësa shtoi se ata janë të qartë vetëm në qëllimin e tyre për shuarjen e opozitësnë Kuvend.

“Mazhorancës i them bëni propozime alternative. Të jeni konkret në pretendimet tuaja, mos flisni me fjalë të përgjithshme sepse nuk ju kuptojmë. Nëse keni vullnet politik, bëhuni konkret dhe hajde t’i diskutojmë gjërat që nuk shkojnë.

Nëse kanë vullnetin politik për t’iu rikthyer kushtetutës dhe rregulloren, gjejmë zgjidhje. Situata në Parlament nuk është normale, por për ta ka qenë.

Mesa kuptova, Berisha ka thënë nuk refuzon asnjë dialog për zbatimin e kushtetutës. Rregulli e kërkon që kur opozita kërkon të ushtrojë një funksionin të saj, nuk vihet në diskutimi. Megjithatë meqë ata kanë një pretendim, ta sjellin me shkrim dhe e diskutojmë. Ne nuk dimë pse janë refuzuar 8 komisione hetimore. Ata janë të paqartë në qëndrimet e tyre, janë të qartë vetëm për të shuar opozitën në Kuvend”, u shpreh Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko